Bllokimi i rrugëve më 23 dhjetor Policia refuzon kërkesën e opozitës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës është nioftuar nga organizatorët e protestës që pritet te mbahet të hënën e 23 dhjetorit.

Në këtë njoftim mësohet se skenari i opozitës do të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës.

Konkretisht parashikohet të bllokohen kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Ndërkohë mësohet se policia u ka kthyer përgjigje se garanton cdo tubim paqësor por jo bllokimin e rrugëve duke ju kujtuar organizatorëve se do të mbajnë përgjegjësi penale për cdo bllokim.

Policia mësohet se do të përdorë forcat e rendit dhe ato të reparteve speciale të Shqiponjave dhe forcat e sigurië kombëtate si dhe autobotet me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast Bllokimi.
Opozita ka kërkuar tre orë leje bllokuese, por përgjigjja e policisë ka qënë negative duke thënë se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve.

Për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në akset rrugore që do bllokohen Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës ka njoftuar Partinë Demokratike, se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

Scroll to Top