Usyk mbron titullin kampion bote në sfidën me britanikun Tyson

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka mbrojtur titujt e tij kampion bote në peshat e rënda për IBO, WBO dhe WBC, duke triumfuar sërish ndaj britanikut Tyson Fury në një spektakël boksieri në Arabinë Saudite. Kjo fitore e konfirmoi statusin e tij si një nga boksierët më të mirë në kategorinë e peshave të rënda.

Pavarësisht pritshmërive të mëdha nga tifozët e boksit, ndeshja mes dy kampionëve nuk ishte aq emocionuese sa kishte pritur publiku. Dy luftëtarët ofruan një betejë më të thjeshtë, pa shumë momente spektakolare. Pjesa para dhe pas duelit ishte e nivelit të lartë, por vetë përballja nuk e mbushi plotësisht shpirtin e tifozëve.

Fury e nisi ndeshjen më mirë, duke goditur Usykun disa herë, veçanërisht me goditjen e tij të djathtë, por me kalimin e kohës, Usyk e ktheu situatën. Ai mori kontrollin e duelit dhe, duke sulmuar fuqishëm, arriti të impononte ritmin e tij. Në fund, gjyqtarët e ndeshjes dhanë një vendim unanim, duke shpallur fitues Usyk.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top