Një person futet me automjet mes turmës në Texas, 5 të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Teksas, ku pesë persona u plagosën nga një shtetas, ende i paidentifikuar, i cili hyri me kamionçinë mes një grupi njerëzish jashtë një qendre tregtare, Killeen Mall.

Autoritetet thanë se mosha e të plagosurve varionte nga 6 deri në 75 vjeç, por nuk dhanë detaje të tjera për gjendjen e tyre. Pas ngjarjes, policia e shtetit të Teksasit, përfshirë edhe një oficer që punonte si roje në qendrën tregtare, arriti të ndalonte autorin, duke e qëlluar për vdekje.

Forcat e policisë, përfshirë edhe ata jashtë detyrës, tentuan ta ndalonin të dyshuarin, i cili ngiste një kamionçinë të zezë. Ai ia doli që të hynte përmes parkingut të qendrës tregtare, duke goditur shumë njerëz.

Aktualisht, autoritetet po hetojnë nëse ngjarja ishte e qëllimshme. Sipas policisë, nëse nuk do të ishte ndërhyrja e shpejtë, pasojat mund të ishin më të rënda.

Killeen, qyteti ku ndodhi ngjarja, ka rreth 160,000 banorë dhe ndodhet rreth 70 milje në veri të Austin.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top