FRANCË- Turistët janë evakuuar të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eifel, pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj midis katit të parë dhe të dytë.
Zjarrfikësit e Parisit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët, teksa janë evakuuar rreth 1200 njerëz u nga policia. Zjarri është vënë nën kontroll, sipas burimeve të Euronews.
Atraksioni turistik dhe një nga kullat më të famshme në botë vizitohet mesatarisht nga 15,000 deri në 25,000 vizitorë në ditë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.