E zë orteku, ndërron jetë atletja olimpike

Editor
1 Min Read

Snowboardistja olimpike, Sophie Hediger, ka humbur jetën pas një aksidenti (e zuri orteku i borës) në Arosa, të hënën, ka njoftuar Federata Zvicerane e Skisë.

Hediger, 26 vjeçe, ishte anëtare e ekipit kombëtar të snowboard-it dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Kinë para se të arrinte dy podiumet e para në Kupën e Botës gjatë sezonit 2023-24.

Drejtori ekzekutiv i sporteve të Swiss-Ski, Walter Reusser, tha: “Jemi pa fjalë dhe mendimet tona janë për ta arwrmit e Sophie-së, të cilëve u shprehim ngushëllimet më të thella.

Për familjen e Swiss-Ski, vdekja tragjike e Sophie ka hedhur një hije të errët mbi periudhën e Krishtlindjes. Jemi jashtëzakonisht të trishtuar.”

Swiss-Ski tha se nuk do të publikohej asnjë informacion shtesë për vdekjen e Hediger, një vendim që u mor në marrëveshje me familjen dhe partnerin e saj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *