Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Rusi

Editor
1 Min Read

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën tregtare Alanya në Vladikavkaz, Rusi.

Shpërthimi ndodhi në katin më të lartë të objektit, por fatmirësisht deri tani nuk raportohen viktima.

Zjarri shpërtheu brenda ndërtesës, ndërsa copëzat e xhamit që ranë lënduan disa persona që ndodheshin pranë qendrës tregtare.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, duke përfshirë shumë autoambulanca për t’u ofruar ndihmë të lënduarve.

Shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk është përcaktuar, por disa media lokale raportojnë se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *