Ronaldo: ‘Dua të jem pronar i një klubi të madh, kjo është e sigurt’!

Editor
2 Min Read

ARABIA SAUDITE – I pranishëm të premten në mbrëmje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards në Dubai, Cristiano Ronaldo u shpreh se do të dëshironte të kishte një klub të madh. Me një ton të sigurt, portugezi i mori gjërat si të mirëqena për të ardhmen e tij, pasi i kishte varur këpucët.

Për dikë si ai, pra, ideja për t’u larguar shumë nga futbolli, nuk është diçka që e tërheq, kështu që, duke pasur parasysh faktin se ideja për të qenë trajner nuk e tërheq shumë, portugezi do ta shohë veten në petkun e pronarit:

“Jam ende i ri, kam shumë projekte dhe ëndrra,”- tha ai në periferi të ceremonisë, – “por më besoni, dua të jem pronar i një klubi të madh, kjo mundësi do të varet nga momenti dhe mundësitë për të pasur tashmë një klub në pamjet tona, por ne duhet të presim. Ende jo,”- thotë ai teksa vazhdon,- “ndokush ndoshta”.

Më pas duke folur për situatën në Manchester United, Cristiano Ronaldo tha: “Unë po i mbaj gishtat të kryqëzuar që gjithçka të shkojë mirë. E thashë një vit e gjysmë më parë dhe do të vazhdoj ta them: problemi në Manchester United nuk është trajneri.

Nëse keni brenda një akuariumi një peshk të sëmurë, ju e hiqni atë. Nëse e kuroni atë në akuarium, ai do të sëmuret përsëri dhe do të infektojë të tjerët. Kjo për mendimin tim nuk është e drejtë.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *