Rritet në 151 numri i viktimave në aksidenti ajror në Korenë e Jugut

Editor
2 Min Read

KOREJA E JUGUT- Numri i viktimave nga aksidenti në një aeroportin në Korenë Jugperëndimore është rritur në 151. Nga 181 pasagjerë që ndodhenin në avionin që u përplas me një mur pas uljes emergjente, vetëm dy anëtarë të ekuipazhit, u nxorrën të gjallë nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit të cilët ndodhen ende në vendin e ngjarjes paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë të pakta.

Fluturimi i Jeju Air 7C 2216 nga Bangkok mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur aksidenti tragjik ndodhi në aeroportin në qarkun Muan, pak pas orës 9 të mëngjesit me orën lokale.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse e aviacionit që ka goditur Korenë e Jugut që nga viti 1997, kur një Boeing 747 i Korean Airlines u rrëzua në xhunglën e Guamit, me humbjen e 228 jetëve. Shefi ekzekutiv i Jeju Air, kompania më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, tha se avioni nuk kishte shfaqur “asnjë shenjë problemi” përpara aksidentit të së dielës.

Zyrtarët lokalë të zjarrfikësve dhe ekspertët e aviacionit thonë se një lloj mosfunksionimi i mjeteve të uljes ishte i mundshëm. Lee Jeong-hyun, kreu i Departamentit të Zjarrfikësve në Muan, gjithashtu informoi mediat duke thënë se shkaku vlerësohet të jetë shfaqja e një goditjeje nga shpendë ose moti i keq.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *