Zhegrova në 11-shen e vitit në Francë…

Editor
1 Min Read

FRANCE – Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanelën e Lille dhe viti 2024 do të jetë gjatë në mendjen e tij. Ylli dardan ka shkëlqyer në kampionatin francez dhe për ato paraqitje është një nga futbollistët më të vlerësuar.

Në një sondazh nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, tifozët francezë kanë votuar për 11-shen e vitit në Ligue 1. Sulmuesi kosovar ka marrë vota për t’u përfshi në formacionin e vitit, përkrah yjeve të mëdha të kampionatit.

Në portë është portieri Chevalier i Lille, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Yoro dhe Mendes. Në mesfushë përveç Edon Zhegrovën janë edhe Vitinha, Lees-Melou dhe Bradley Barcola. Ndërkohë dyshja e sulmit janë Jonathan David dhe Kylian Mbappe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *