Real Madridi nuk dorëzohet për Alphonso Davies

Editor
2 Min Read

Data 1 janar po afron, bashkë me të edhe mundësitë e mëdha për lojtarët me kontrata që përfundojnë, të cilët mund të fillojnë të negociojnë me klube të interesuara. Këto të fundit janë të prirur  për t’i marrë pa pagesa transferimi në qershor.

Mes yjeve të vlerësuar, që mund të largohet pa kosto kartoni, është padyshim Alphonso Davies i Bayern Munich. Lojtari kanadez nuk mungon në listën e dëshirave të klubeve elitare. Nuk janë vetëm Liverpool-i dhe disa nga klubet kryesore të Premier League, të interesuara për mbrojtësin kanadez.

Sipas raportimeve nga “Marca”, Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me të, duke e konsideruar si zgjedhjen më të mirë të mundshme për krahun e majtë të skuadrës së Carlo Ancelottit. Nga ana e tij, Bayern Munich vazhdon ta presionojë Davies, duke i ofruar disa mundësi për të arritur një marrëveshje që do ta mbante atë në Gjermani.

Real Madridi mbetet në pritje, duke shpresuar se Davies do të qëndrojë i hapur për një transferim, që ata besojnë se do të jetë zgjidhja më e mirë për krahun e majtë. Gjithashtu, skuadra si Manchester United dhe Barcelona përmenden si pretendente të tjera të mundshme për të.

Me vetëm pak ditë që ndajnë periudhën aktuale nga ajo e negociatave të hapura, situata do të zhvillohet shpejt. Megjithatë, Bayern Munich ka ende mundësi që ta bindë lojtarin dhe përfaqësuesit e tij t’i refuzojnë ofertat nga klubet e ndryshme në Europë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *