Pavarësisht bllokimit të merkatos nga FIFA, Vllaznia ka vijuar me afrimet dhe ka njoftuar se ka firmosur me sulmuesin Alfred Mensah.
Futbollisti 25-vjeçar, i cili ka luajtur në gjysmën e parë të sezonit me FC Ballkanin, është rikthyer në Superiore pas eksperiencave te Skënderbeu dhe Partizani.
NJOFTIMI:
KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë firmosjen e kontratës me futbollistin Alfred Mensah. Sulmuesi 25 vjeçar në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pjesë e FC Ballkanit dhe nga dita e sotme zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë.
Me të, klubi ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
Suksese me fanellën kuqeblu.