Arratisen nga qendra e pritjes në Durrës emigrantët e huaj

Editor
1 Min Read

TIRANË- Dosja.al ka mësuar nga burime ekskluzive se 11 persona, emigrantë të huaj të kapur ilegalisht në vendin tonë, janë arratisur nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit. Burimet e Dosja.al bëjnë me dije se emigrantët janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga “Qendra e Mbyllur për të Huajt”.

Lidhur me këtë mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.

Kjo qendër është një strukturë në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *