Një 39-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shqiptari, duke e plagosur rëndë.
Gjykata e Kozencës caktoi ndaj 39-vjeçarit me iniciale T.P. masën e arrestit me burg, ndërsa në seancën e caktimit të masës së sigurisë autori i dyshuar pranoi përgjegjësitë e tij. I plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Kozencës, më pas u transferua në spitalin e Catanzaro ku iu nënshtrua një operacioni. Gjendja e pacientit mbetet e rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Karabinierët po hetojnë rastin dhe nga hetimet paraprake, si dhe falë kamerave të vëzhgimit, janë zbardhur detaje mbi ngjarjen. Debati i lindur për arsye banale, u agravuar, ndërsa shtetasi shqiptar shfaqet me një shishe në dorë në tentativë për të sulmuar 39-vjeçarin, i cili për t’u mbrojtur e qëlloi 3 herë me armë zjarri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.