Zjarr në një parkim nëntokësor në Zvicër, marrin flakë 76 makina

Editor
1 Min Read

Një zjarr ka shpërthyer në një parkim nëntokësor në Zvicër.

Zëdhënës i mediave për policinë kantonale të Aargaut, Bernhard Graser ka thënë se garazhi ishte mbushur krejtësisht me tym dhe se “gjithçka ishte e mbuluar nga e zeza”.

Në vendngjarje, shërbimet e zjarrfikësve kanë gjetur një Lamborghini, e cila ishte shkrumbuar.

Parkimi kolektiv mësohet se ka qenë për një bllok pallatesh dhe se në të mund të parkonin deri në 100 automjete. Pasojat materiale janë të rënda, por se për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Po hetohet shkaku i ngjarjes, ndërsa nga flakët u përfshinë 76 mjete. Flakët kanë dëmtuar edhe tavanin e parkimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *