Të shtënat me armë në Tiranë, policia identifikon autorin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2025, në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë, u raportua për të shtëna me armë zjarri në ajër. Policia e Tiranës, pas një shqyrtimi të kamerave të sigurisë, ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur pranë Parkut Olimpik, në një moment kur ambienti ishte i mbushur plot me të rinj. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur menjëherë hetimet, duke marrë dëshmitë e qytetarëve dhe duke shqyrtuar kamerat e sigurisë. Aktualisht, po vijon puna për kapjen e autorit dhe përfundimin e hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit. Policia ka njoftuar se nuk mund të publikojë ende emrin e autorit për shkak të hetimeve që po zhvillohen.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i  këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur  identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.  Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për  kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale  të  autorit të dyshuar.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top