![Plazh në janar, qytetarët sfidojnë të ftohtin në Vlorë](https://noa.al/newsImages/2025/01/Capture.jpg)
VLORË- Disa qytetarë kanë zgjedhur që t’i kalojnë ditët e para të 2025 në plazh. Pavarësisht temperaturave të ulëta, disa kanë sfiduar të ftohtin duke u larë në plazhin e Vlorës.
Video është ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama. Në video dallohen disa qytetarë që marrin rreze dielli në breg të detit, e të tjerë kanë zgjedhur që të lahen në ujin e ftohtë.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje se si ka nisur 2025 në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.