Mediet e huaja raportojnë se nga kjo ngjarje, dy persona kanë humbu jetën.
AUSTRALIA- Një avion është rrëzuar të shtunën pranë brigjeve të qytetit Nabaka Heads, rreth 400 kilometra në veri të Sidneit në Australi. Mediat e huaja raportojnë se nga kjo ngjarje, dy persona kanë humbu jetën.
Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën raporteve të një përplasjeje avioni në ujëra, afërsisht 1.5 km në jug të Nambucca Heads në Coffs Coast pak pas orës 16:00. Gjithashtu raportohet se një dëshmitar i tha policisë se pa një aeroplan të lehtë që po zbriste në det pranë Nambucca Heads.
“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht,” tha një zëdhënës i policisë NSW të shtunën mbrëma.
Ndërkohë Policia dhe Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.