Kryeministri i Kanadasë jep dorëheqjen

Editor
2 Min Read

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij dhe gjithashtu edhe si kryetari i partisë së tij.

Trudeau tha se vendimi i tij erdhi pas diskutimeve të gjata me familjen e tij.

Në një konferencë për shtyp ai tha se “Kanadaja meriton të ketë një zgjedhje të vërtetë” për zgjedhjet e ardhshme.

“Është e qartë se nëse mua më duhet të luftoj beteja të brendshme, nuk mund të jem zgjedhja më e mirë për kanadezët”, u shpreh Trudeau.

Më tej, Justin Trudeau tha se Kanadaja është një vend më i mirë sot nga sa ishte kur ai u bë kryeministër në vitin 2015: “Qeveria jonë bëri që ekonomia të rritej për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Ulëm varfërinë dhe përfshimë më shumë njerëz në forcën punëtore të vendit”.

Në mes të muajit dhjetor, Chrystia Freeland, aleatja e vjetër e kryeministrit, dha dorëheqjen papritur duke rritur presionin mbi lidershipin e Trudeau.

“Shpresoja shumë që të vazhdonte në detyrën e si si ministre e Financave dhe zëvendëskryeministre, por vendosi që të largohej”, tha Trudeau.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *