“Do të vijmë befas natën”, kë po kërcënon Erdogan?

Editor
1 Min Read

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan lëshoi ​​kërcënime të reja kundër popullit kurd, këtë herë në fjalimin e tij në kabinetin që u mblodh të hënën duke premtuar eliminimin e luftëtarëve të PKK-së. Duke deklaruar se një epokë e re ka filluar në rajon, Erdogan tha se kufijtë janë ngushtuar për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe degët e saj në Siri.

“Ne nuk do të pranojmë shpërbërjen e Sirisë dhe shkatërrimin e strukturës së saj të unifikuar. Mund të vijmë befas natën”, paralajmëroi ai.

Erdogan shtoi se fati i vetëm që i pret ata që zgjedhin terrorizmin dhe dhunën është të varrosen pranë armëve. Për çështjet e politikës së jashtme, presidenti turk tha se vendi i tij po bën çfarëdo që duhet për të hapur derën që do të ringjallë shpresat për paqen në Gaza. Ai shtoi se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet deri në arritjen e rezultateve për një shtet të pavarur, sovran dhe territorialisht të paprekur të Palestinës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *