I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, bie në pranga autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push(["_mgc.load"])})(window,"_mgq");

Malësi e Madhe- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi. Sipas informacioneve, ishte i shpallur në kërkim në gusht të vitit 2023.

Ndërsa Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Më datë 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera. 41-vjeçari, sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top