Dhunonte gruan dhe fëmijët e mitur, arrestohet 34-vjeçari në Has

Editor
1 Min Read

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Hasit. Mësohet se ai dhunonte intensivisht gruan dhe fëmijët e tij të mitur.

Menjëherë pas kallëzimit, blutë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

“Komisariati i Policisë Has arrestoi shtetasin 34 vjeç, banues në Krumë, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur, ndaj saj dhe fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *