Berisha viziton Salianjin në burgun e Fierit (FOTO)

Editor
1 Min Read

Fier- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në burgun e Fierit për të zhvilluar një takim me ish-deputetin Ervin Salianji, i cili po qëndron në këtë institucion pas dënimit me një vit burg për kallëzim të rremë, lidhur me dosjen “Babalja”.

Salianji, i cili është në burg që nga muaji shtator, ka apeluar dënimin dhe çështja e tij është aktualisht në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar ndryshimin e vendimit të gjykatës së Apelit.

Gjatë kohës që ai ndodhet në burg, Salianji ka pasur disa vizita nga zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët kanë shprehur mbështetje për të.


Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *