Çfarë ndodhi sot në Astir me vajzën nga Elbasani?

Editor
2 Min Read

Telefonata e të resë Sajma Qordja se ishte dhunuar nga disa persona në një banesë në katin e tetë të një pallati në Astir, alarmoi sot Policinë e Tiranës.

Forca të shumta, përfshi dhe RENEA-n shkuan në vendngjarjes për ta shpëtuar.

Por teksa u hasën me kundërshtinë e vajzës për të hapur derën dhe me dyshimet se aty mund të kishte persona të tjerë, RENEA ndërhyri me litarë nga tarraca e pallatit. Në banesë u gjet vetëm vajza dhe askush tjetër. Edhe pse policia ka dyshime se aty ka pasur të tjerë persona që janë larguar para se uniformat blu të mbërrinin.

Por si qëndron e vërteta e dhunës së pretenduar nga vajza?

Para se ajo të telefononte sallën operative, agjentë civilë kishin shkuar për kontroll në banesën ngjitur, me dyshimet se aty kishte persona të armatosur.

E reja që në atë moment ka parë policët civilë, e frikësuar se dikush mund ta dhunonte ka kërkuar ndihmë, duke mbyllur më pas derën për të mos e hapur më.

Pasi policia ndërhyri në banesën ku e reja ndodhej, kreu kontroll edhe në shtëpinë përballë. Të dyja ishin marrë me qira nga i dashuri i vajzës, i shpallur tashmë në kërkim policor. Në banesën ngjitur me atë që qëndronte e reja agjentët gjetën dy pistoleta si dhe mbetje kokaine.

Armët u dërguan në laborator për ekspertizë, ndërsa vajzës iu dha ndihma mjekësore, pasi ishte në gjendje të rënduar.

Babai i vajzës më herët e kishte denoncuar në polici se të bijën ia kishin rrëmbyer, por ajo vetë kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj, dhe jetonte me të dashurin.

Të dyja këto versione po verifikohen nga hetuesit, njëherazi edhe pretendimet e familjarëve, se vajza vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *