Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë.
Togat e zeza miratuan pretencën e SPAK duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Luzi dhe Koroveshi dyshohen si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.
Gjatë leximit të vendimit, Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të SPAK me fyerje e kërcënime.
Arrestimi i Leonard Luzit u njoftua në një intervistë televizive nga Alda Nikolli, shënjestra e atentatit me tritol të dielën në Elbasan, e cila tha se “Leonard Luzit i ishte vënë gjobë nga Nuredin Dumani, por nuk e pagoi pasi u kap dy ditë më parë” (tre ditë).
“Nuredin Dumani kështu jeton, duke i vënë gjoba njerëzve, se nuk është se ka lekë. Jo më larg se para disa ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar të pranojë gjëra që ai nuk i ka bërë. Me presion. Do t’ia vinte edhe “Dakut”, ai është Leonard Luzi, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vendosë,” tha Alda Nikolli.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin