Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë qarkun e Lezhës duke shkaktuar problematika të ndryshme.
Në qytetin e Lezhës, reshjet me intensitet të lartë dhe mesatar kanë krijuar prezencë të konsiderueshme uji në rrugë, duke sjellë vështirësi në lëvizje.
Në zonën e Mirditës reshjet e dëborës kanë filluar në lartësitë mbi 800 metra, duke shkaktuar vështirësi për automjetet sidomos në rrugët e disa fshatrave të zonës së Fanit. Përveç dëborës janë raportuar edhe rrëshqitje të dherave që pengojnë qarkullimin.
Probleme janë evidentuar edhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ndërkohë që lëvizja përgjatë Rrugës së Kombit vijon normalisht pa ndonjë pengesë të madhe.