Vlora dhe Durrësi përballen me mot të ashpër, pezullime…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push(["_mgc.load"])})(window,"_mgq");

Lundrimet në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës për ditën e diel më 12 janar 2025 janë pezulluar për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Kapiteneria njofton anulimin e nisjeve të dy trageteve nga Durrësi dhe dy nga Bari, ndërsa linja Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht.

Era e fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor ka detyruar autoritetet të ndërmarrin këto masa.

Në Gjirin e Vlorës situata do të përkeqësohet duke nisur nga ora 22:00 e datës 11 janar, me erë të fortë, shpejtësi deri në 20 m/s dhe lartësi dallgësh deri në 2 metra. Ndalohet nisja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit, ndërsa përmirësimi i situatës pritet pas orës 20:00 të datës 12 janar. Lundrimet ndërkombëtare do të vazhdojnë normalisht. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe marrjen e masave të nevojshme për të siguruar mjetet dhe për të shmangur situata të papritura.

Scroll to Top