Moti i keq, ja si paraqitet situata në Lezhë dhe Shkodër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push(["_mgc.load"])})(window,"_mgq");

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të diel. Në shumë qarqe raportohen reshje të dendura shiu dhe dëbore.

Ndërkaq, disa fshatra në veri të vendit kanë mbetur pa energji elektrike.

Lezhë

Në territorin e qarkut Lezhë, mbizotëron një mot i vrejntur e me reshje me intensitet të ulët, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, kanë rënë 10 mm shi , por në zonat mbi 200 m mbi nivelin e detit kanë filluar rreshjet e dëborës, të shoqëruara me erë të vrullshme me mbi 60 km/orë, me tendencë rritje.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet të ketë ndërprerje të shkurtëra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet të ketë ndërprerje të shkurtëra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet të ketë ndërprerje të shkurtëra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.

Në teritorin e Qarkut Lezhë nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara nga dëbora, janë lajmëruar subjekte kontraktore të mirmbajtjet se akseve rrugore për përkeqësimin e motit, me qëllim që nga ana e tyre te marrin masat përkatëse.

Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk ka.

Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.

Hidrovorët janë në gadishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë gjatë gjithë ditës do të jetë në ndjekje të situates.

Shkodër

* Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori jane te qarkullueshme. Ne te gjitha akset ne zonat malore ka prani te debores dhe ere te forte.

Kontraktoret jane ne gadishmeri me mjete dhe puntore per pastrimin dhe kriposjen e rrugeve.

Qarkullimi i automjeteve ne zonat malore duhet te kryhet me goma dimerore.

* Nga bashkia Shkoder , raportohet se ka reshje debore dhe tempratura te ulta ne zonat malore.

Aksi rrugor Boge – Breg Lumit eshte i kalueshem.

Nj.A. Shale dhe Shosh jane pa Energji Elektrike.

Aksi rrugor Kire – Shosh eshte i bllokuar si pasoje e shembjeve te dherave edhe te reshjeve te Bores.

* Nga bashkia Malësi e Madhe , deri ne keto momente nuk raportohen probleme te EC.

* Nga bashkia Vau Dejes , raportohet se kanë mungese te furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

* Nga bashkia Puke , trashesia e debores arrin deri ne 5 cm, nuk raportohen probleme te EC.

* Nga bashkia Fushe Arrez, raportohet se vazhdojne reshjet e debores te shoqeruara edhe me era te fuqishme, ku deri tani trashesia e debores i kalon 20 cm, rruget nacionale jan te hapura por qarkullimi behet me zinxhir, ndersa rruget rurale qe lidhin bashkine Fushe-Arrez me Nj.A. Iballe dhe fshatrat rreth saj deri ne Firze jan te bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafe-Mali, Iballe dhe Blerim.

* Nga OShE raportohet se ka problem vetem ne fidrat ne zonen e Vaut Dejes ne te cilen nje pjese eshte riparuar dhe po vazhdon puna, ne gjithe zonat tjera nuk kemi probleme.

Scroll to Top