U vra me armë zjarri brenda makinës, kush është 56-vjeçari Bujar.N

Editor
1 Min Read

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen me armë zjarri të Bujar Nasufit mbrëmjen e sotme, në Tiranë.

Mësohet se 56-vjeçari është person i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë, ku ndodhej vetëm. Ai së bashku me vëllain, ishin pronarë të një mobilierie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ku dhe iu bë dhe atentati. Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi, teksa dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al