Barcelona “trondit” Realin me 5 gola, katalanasit fitojnë Superkupën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit shkatërruan me shifrat e thella 5-2 Realin e Madridit, në një finale pa shumë histori.

Dominimi i skuadrës së Hansi Flick, në fund u shpërblye me fitimin e trofeut.
Reali kaloi i pari në avantazh me Mbappe në minutën e 5-të, ndërsa Barça barazoi me Yamal në minutën e 21-të.

Robert Lewandowski shënoi nga penalltia në minutën e 35-të, duke përmbysur rezultatin.

Ishte Camavinga, që me një ndërhyrje të gabuar ndaj Gavit, shkaktoi 11-metërsh. Arbitri rishikoi pamjet në VAR dhe nuk kishte dyshime për penalltinë.

Në minutën e 39-të, Raphinha realizoi të tretin, ndërsa në fund të pjesës së parë shënoi edhe Balde.

Fraksioni i dytë nisi me Barçën më kërkuese dhe në minutën e 48-të, Raphinha shënoi të pestin.

Katalanasit mbetën me 10 lojtarë në minutën e 58-të, pasi Sczesny u ndëshkua me të kuq. Nga kjo përfitoi Real Madrid, që shënoi me Rodrygon për 5-2.

Edhe pse në superioritet numerik, madrilenët nuk ndryshuan dot rezultatin.

Kjo është fitorja e dytë në “El Clasico” për Barcelonën këtë sezon.

Scroll to Top