Falen gjobat për ndërtimet pa leje, ja kush përfiton nga ligji i ri

Editor
1 Min Read

Mijëra njerëz të penalizuar për ndërtimet pa leje në fshat, nuk do të paguajnë gjobë. Fshirja e detyrimeve prek edhe të penalizuarit në muajt e pandemisë.

Gjobat e vendosura përgjatë 10 viteve të fundit për njerëzit që kanë ndërtuar ose kanë bërë punime në banesa pa lejen përkatëse janë fshirë.

Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji që shfuqizon penalitetet e paekzekutuara deri më tani, nga autoritetet për periudhën nga data 1 janar 2015 deri më 30 Nëntor 2024.

Ligji hyn në fuqi në 16 janar, dhe përfitues janë individët që kanë ndërhyrë pa leje paraprake, në ndërtime për qëllime banimi, në objekte magazinimi, përpunimi, dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe individët, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Në bazë të llogaritje së bërë, vlera totale kap një shifër prej 2.5 miliard leke.

Falja e i gjobave erdhi si propozimi i 35 deputetëve socialistë, të cilët kërkuan që ligji të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhe tashmë brenda janarit, Këshilli i Ministrave duhet të miratojë, me vendim, procedurat që do të ndiqen për shfuqizimin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al