Nxënësit thyejnë derën dhe grabisin shkollën e tyre në Babrru

Editor
1 Min Read

Një shkollë në Babrru ra pjesë e grabitjes në Babrru pesë ditë më parë.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar sot njërin nga autorët, ndërsa po ndiqen në gjendje të lirë për shkak të moshës, 2 bashkëpunëtorët e tij, nxënës të kësaj shkolle.

E.N., 19 vjeç, u kap dhe vu në pranga, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, ishin të moshave 14 dhe 17 vjeç.

Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al