Shkarkohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dorian Tola është liruar nga detyra si zëvendësministër i Mbrojtjes. Ai e kishte marrë këtë post në qershor të vitit 2024.

Tola ka pasur një karrierë të gjatë në shërbimin publik, ku ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe ka shërbyer në Forcat e Armatosura, me fokus në planifikimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimin ushtarak me NATO-n.

Vendimi për lirimin e tij nga detyra është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin e Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.

VKM:

V E N D I M  PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top