
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti të enjten me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç thuhet “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në njoftim thuhet se një kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike ka nxitur urrejtje ndaj lëvizjes Vetëvendosje duke shpëndarë në rrjetet sociale një video ku është bërë krahasimi i personalitetit të kryetarit Vetëvendosjes Albin Kurti me figurën e Adolf Hitlerit.
Ndërkaq Aleanca për Ardhmëirnë e Kosovës, sipas këtj Paneli, ka nxitur urrejtje ndaj zotit Kurti përmes gjuhës denigruese të përdorur nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj dhe kandidati për deputet Ardian Gjini.