Çarja e digës në Bunec, nën hetim administratori

Editor
1 Min Read

BUNEC- Administratori i hidrocentralit Sasaj në Bunec është marrë nën hetim, pasi një ditë më parë shpërtheu diga. Mësohet se është proceduar penalisht Vangjel Ngjelo. Ndërkohë që nga shpërthimi i digës është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në “Bunec”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al