Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në veri të Mitrovicës, ku janë gjetur dhe konfiskuar një sërë pajisjesh dhe armësh të paligjshme.
Në këtë operacion, janë sekuestruar katër granata dore, maska gazi me filtra, municione të ndryshme, fishekë, dhe një snajper. Po ashtu, janë gjetur pajisje për prodhimin e kriptovalutave, busulla ushtarake, drita për automjete, telefona, karta telefoni dhe një bluzë me mbishkrime të dyshimta.
Një person është arrestuar gjatë këtij aksioni, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përdorimin e këtyre pajisjeve.