Grabiti institucionin mikrofinanciar, kapet dhe vihet në pranga

Editor
1 Min Read

Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për rastin e grabitjes së një institucioni mikrofinanciar gjatë ditës në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.

Personat e njëjtë dyshohet të jenë të përfshirë edhe në grabitjen e armatosur që ndodhi ditë më parë në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al