Miratohen tre dokumente të reja për etikën në administratë

Editor
1 Min Read

Departamenti i Administratës Publike (DAP) miratoi sot tre dokumente të reja për etikën, që do të shërbejnë për orientimin e nëpunësve të administratës publike, në kryerjen e detyrave funksionale me përgjegjësi dhe në përputhje me normat etike.

Konkretisht, DAP ka miratuar manualin praktik të rregullave të etikës për nëpunësit e administratës publike; udhëzimin për “Rolin e njësive të burimeve njerëzore në zbatimin e legjislacionit për etikën dhe përcaktimin e procedurave të mbikëqyrjes nga DAP”, si dhe udhëzimin e ri për “Organet disiplinore dhe procedurën e shqyrtimit të shkeljeve disiplinore”.

Këto dokumente janë hartuar me mbështetjen e ekspertëve të kontraktuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit “Forcimi i integritetit për përmirësimin e shërbimeve publike”, financuar nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Në vijim DAP do të ndërmarrë trajnimin e stafit të burimeve njerëzore në institucionet publike, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe njohurive për zbatimin e këtyre rregullave në praktikë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al