Prezencë mjegulle në veri të vendit, apeli për shoferët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kujdes gjatë udhëtimit në veri të Shqipërisë këtë mbrëmje, pasi mjegulla e dendur ka mbuluar thuajse të gjithë këtë pjesë të vendit.

Prezenca e mjegullës është e dukshme në akset rrugore Lezhë-Shkodër, Vau i Dejës– Pukë, Vau i Dejës– Koman, Pukë– Fushë Arrëz– Kukës dhe Qafë Mali– Bajram Curri.

Udhëtarët duhet të tregojnë kujdes, të ulin shpejtësinë dhe të jenë të përgatitur për kushte rrugore të vështira.

Scroll to Top