Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, makina del nga rruga

Editor
1 Min Read

Dy persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes me lëndime pasi një mjet tip Volksvagen ka dalë nga rruga në autostradën Lushnje Fier. Ngjarja në afërsi të fshatit Lumth ku mjeti i drejtuar nga një 30 vjeçare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi kanalin e betontë. Si rezultat i përplasjes ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit dhe një tjetër bashkudhëtare e saj. Të dyja janë marrë me ambulancë dhe po mjekohen në spitalin e Lushnjes. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve ndërkohë që nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al