Milan triumfon mes drithërimash, përmbysje e çmendur në shtesë

Editor
1 Min Read

Përmbysje e madhe e Milanit 3-2 ndaj Parmës, në një ndeshje që nuk këshillohet për persona që kanë probleme me zemrën.

Se do të ishte një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë u kuptua që në minutën e 24-të, atëherë kur Cancellieri zhbllokoi shifrat në të mirë të mysafirëve, me një goditje fantastike.

Ekipi i Conseicaos u kundërpërgjigj dhe vendosi ekuilibrat me Pulisic, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Parma realizoi golin e dytë me Del Prato në minutat e fundit, i ndihmuar disi edhe nga fati.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin me Pavlovic me një goditje me kokë, por gëzimi zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në të 92-tën, Reijnders ndezi shpresën e Milanit me golin e 2-2, sakaq në shtesë Chukwueze i siguroi 3 pikët Milanit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al