Përfshihet nga zjarri kati i katërt i një pallati

Editor
1 Min Read

Një zjarr ka rënë këtë të diel në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 7 në qytetin e Durrësit.

Nga informacionet e para, raportohet se gjashtë persona kanë pësuar asfiksi nga tymi dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të evakuuar banorët e pallatit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e personave të dërguar në spital nuk është bërë ende e ditur.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al