Avokat që prej vitit 2005, ja cili është nënkryetari i ri i KLP-së

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur Erind Gërmenjin si nënkryetarin e ri përmes një procesi votimi që përfshiu dy raunde.

Në garën për këtë pozicion morën pjesë tre kandidatë jo magjistratë: Erjon Fejzulla, Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji. Në raundin e parë, Fejzulla siguroi një votë, ndërsa Mërkuri dhe Gërmenji morën nga pesë vota secili, duke kaluar në raundin e dytë. Në këtë fazë, Gërmenji siguroi gjashtë vota nga 11 dhe fitoi pozicionin që më parë mbahej nga Tartar Bazaj.

Pas përfundimit të mandatit të kryetarit të mëparshëm, Alfred Balla, afro tetë muaj më parë, Mirela Bogdani u zgjodh kryetare e KLP-së si kandidate e vetme. Megjithëse gjashtë nga 11 anëtarët e këshillit vijnë nga radhët e prokurorëve, ligji përcakton që pozicionet drejtuese duhet të mbahen nga anëtarë jo magjistratë.

Scroll to Top