Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar panik dhe kaos.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur (sipas orës lokale të Koresë së Jugut në orën 22:30) në aeroportin Gimhae në zonën Busan.
Për fat të mirë nga zjarri nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Mësohet se pjesa e pasme e avionit shpërtheu në flakë pak para se avioni me 169 pasagjerë dhe 7 persona në ekuipazh të ngrihej për fluturim.
Avion kishte destinacion Hong Kongun. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan zjarrin.