Përmbyset autobusi në Bolivi, raportohet për 19 viktima

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bolivi, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur në qytetin Cerdas, në zonën e Potosit, duke lënë së paku 19 të vdekur dhe 9 të plagosur.

Mes viktimave janë 14 gra dhe dy të mitur. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim. Hetimet e para sugjerojnë se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Autobusi, i cili kishte kapacitet për 50 pasagjerë, po udhëtonte në një distancë të gjatë prej rreth 850 km, nga La Paz në Villazon, një qytet që ndodhet pranë kufirit me Argjentinën.

Scroll to Top