Moti i keq në qarkun e Gjirokastrës, disa zona mbeten pa energji…

Editor
1 Min Read

Reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkime atmosferike kanë goditur sot Qarkun Gjirokastër, me intensitet mesatar. Prefektura e Qarkut njofton se ndërprerjet e energjisë elektrike që ka shkaktuar moti i keq janë rikuperuar në disa zona, përfshirë Pogonin, Dropullin e Sipërm (Bashkia Dropull), Zagorinë (Bashkia Libohovë), si dhe Lunxhërinë dhe Picari (Bashkia Gjirokastër).

Megjithatë, disa zona si njësia administrative Kurvelesh (Bashkia Tepelenë) dhe lagjja “Kala” e qytetit të Tepelenës kanë ende mungesë energjie elektrike.

Pavarësisht kushteve të motit, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Policisë Vendore të Gjirokastrës raportojnë se nuk ka pasur situata problematike apo dëme të konsiderueshme. Rrugët kombëtare dhe rurale mbeten të kalueshme, dhe furnizimi me ujë të pijshëm është i qëndrueshëm në shumicën e zonave.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al