Durrësi nën ujë, Ministria e Mbrojtjes: Situata më problematike

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, por situata është paraqitur më problematike në Durrës.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar së fundmi për gjendjen në terren, ndërsa sqaron se po punohet për të rikthyer normalitetin në zonat me problematika.

Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën dhe po punojnë në terren për të rikthyer sa më shpejt normalitetin në zonat më problematike të vendit pas reshjeve të dendura të shiut të regjistruara gjatë ditës së mërkurë në disa pjesë të territorit. Jemi të fokusuar kryesisht në Bashkinë Durrës, ku po punohet në disa zona për të normalizuar situatën.

Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet.

Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji.

Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Momentalisht po punohet në terren nga forcat e Drejtorisë Rajonale të Kullimit Durrës për pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit, ndërsa janë të angazhuar edhe strukturat e Autoritetit Portual, ndërmarrjet e Bashkisë Durrës, MZSH-së dhe Policia Bashkiake.

Pjesa kritike tashmë është tejkaluar. Prefekti i Durrësit në mbledhjen e emergjencave civile bëri një përmbledhje të situatës që po shkon drejt normalizimit.

Hidrovori po punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli i ujit në lumenj Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave dhe nuk përbën rrezik. Situatë normale në digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve. Në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë

Scroll to Top