Plagosja për kamarieren në Tiranë, policia arreston të dyshuarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës arreston 42-vjeçarin që plagosi mbrëmjen e djeshme, me thikë pas konfliktit për motive të dobëta një 46-vjeçar.

Aksioni është kryer sot nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve për vendndodhjen e të dyshuarit, që akuzohet për krimin e kryer në rrugën “Siri Kodra”, rreth orës 20:30.

Gentian Krasniqi u plagos me mjet prerës mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pas një sherri në një lokal që besohet se shkak ka pasur një grua.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, tha policia.

I plagosuri G. K., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, kurse hetimet për rastin po i ndjek Prokuroria e kryeqytetit.

Scroll to Top