Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur paraditen e sotme në Vaun e Dejës.
Mësohet se një person është plagosur në Cukal, në një terren të thyer malor. Forcat e policisë sapo janë nisur drejt vendngjarjes ndërsa për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer malor efektivëve do t’i duhet afro 3 orë për të mbërritur në vendin ku raportohet sa ka ndodhur kjo plagosje.
Arsyet e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa problem mbetet largësia e zonës dhe mungesa e valëve telefonike.