Pas morisë së mbi 400 tërmeteve që kanë regjistruar në pak ditë në ishujt grekë Dodekanisia, pasdrekën e sotme një tërmet 5.2 ballë tronditi banorët.
Tërmeti u lokalizua në orën lokale 15.04 në zonën e Ishujve të famshëm turistikë grekë.
Ai u ndje jo vetëm në ishuj por deri në Athinë dhe kishte vetëm 7 km thellësi.
Në EMSC, banorët vendas shkruajnë më së shumti se tërmeti ishte i gjatë dhe i trembi.
“Nuk kishte të mbaruar “, shkruan një banor. “Kohëzgjatje goxha e gjatë”, shkruan një tjetër.
“I gjatë goxha”, thotë një tjetër banor. “Na tundi”, plotëson një tjetër .
“Një ndër tërmetet më të gjatë që ka ndodhur”, njofton një tjetër.