Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës.
I dëmtuari është dërguar në spital.
Në vendngjarje shkoi policia e cila po punon për kapjen e autorit.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, shtetasi Ergyst Shtylla 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.